OAK kërkon nga kryeministri shqyrtimin e pozitës së Kryeshefit të Agjencisë Pyjore të Kosovës
Oda e Afarizmit të Kosovës është shumë e shqetësuar ndaj deklaratës së Ahmet Zejnullahu ndaj kërkesës tonë për lirim të qirasë për bizneset e këtij sektori, duke marrë në konsideratë edhe shkarkimin e tij nga kjo pozitë, thuhet në Komunikatën e OAK drejtuar kryeministrit dhe Ministrit të Bujqësisë.
Lajme
OAK thotë se si gjithmonë për informata dhe kërkesa të bizneseve ju drejtohet institucioneve, çoftë me email apo dhe kontaktim përmes telefonit në përkrahje të bizneseve.
“Ne kemi pranuar pyetje nga shumë biznese anëtare në lidhje me qiratë nga Agjencioni Pyjor të Kosovës lidhur me kompensimin e qirasë prej 50% sipas pakos emergjente fiskale nga Ministria e Financave. Kërkesa e tyre kishte të bëjë me informatat se a përfshihet në ketë kompensim edhe qiraja nga Agjencioni Pyjor i Kosovës. Me këtë rast ne kemi kontaktuar zyrën e Agjencionit Pyjor të Kosovës të cilët na kanë lidhur direkt me Kryeshefin e APK-së, Ahmet Zejnullahu”, thuhet në njoftim..
Sipas OAK, përgjigja e Zejnullahut e shkurtë lidhur me pyetjen ka qenë se ai i’u është drejtuar Ministrisë së Financave me kërkesë për informata lidhur me përfshirjen e qirasë por ai ka deklaroj se “nuk po i jep prioritet këtij rasti meqenëse bizneset kanë shumë pare dhe se kjo qira nuk është dicka qe ju kushton shumë që ti paguajnë”.
Për Oden e Afarizmit këto nuk janë deklarata të panjohura duke marrë përsysh se edhe në një takim të mëhershëm kishte deklaruar njëjtë në kërkesën që të ndryshohen disa udhëzime administrative të cilat janë duke e dëmtuar rëndë sektorin e minierave, turizmin , gurëthyesit dhe blegtorisë.
“Ne në vazhdimësi kemi pranuar ankesa nga bizneset për sjelljen e Zejnullahu”.
OAK kërkon nga Kryeministri i Kosovës dhe Ministri i Bujqësisë që të merren masa ndaj këtij zyrtari, siç thonë ata, të papërgjegjshëm dhe arrogant si dhe të merren me prioritet kërkesat e vazhdueshme të OAK për ndryshimin e udhëzimeve administrative dhe lirimin nga qeraja të bizneseve të këtyre sektorëve gjatë kësaj kohe pandemie”. /Lajmi.net/