Shteti amerikan që e pësoi keq me largimin e masave para kohës në kohën e Gripit Spanjoll

Heqja e masave të izolimit para kohës do të rrezikonte një valë të dytë shkatërruese të vdekjeve dhe rasteve të reja. Një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe historia e shtetit amerikan, San Francisko.

Fun

28/04/2020 19:30

Shteti bëri atë gabim në betejën me Gripin Spanjoll më 1918-19-ën dhe vërejti rritje drastike të numrit të rasteve, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Në San Francisko 100 vjet më parë, zyrtarët urdhëruan të gjithë të vendosin maska dhe ndaluan tubimet publike gjatë kohës së rritjeve të të infektuarve me Gripin Spanjoll. Kufizimet funksionuan dhe numri i rasteve dhe viktimave ra brenda disa javësh.

Të inkurajuar nga provat që përhapja e sëmundjes ishte ngadalësuar, politikanët e qytetit vendosën t’i japin fund ndalimit të tubimeve dhe ngjarjeve publike dhe t’u thonin njerëzve që maskat nuk ishin më të detyrueshme, pas vetëm katër javësh.

Rastet me grip ranë përreth tri javë dhe pas kësaj, çoi në një shpërthim më të gjatë se i pari, duke bërë që masat e izolimit të vendosen përsëri. Vala e dytë e shpërthimit shkaktoi më shumë vrasje e raste sesa e para.

Shkencëtarët tani thonë se autoritetet që administrojnë masat e COVID-19 duhet të mësojnë nga historia dhe të shmangin ngadalësimin e përpjekjeve të tyre shumë herët. /Lajmi.net/