Pronarët e Man Cityt gati për blerjen e klubit të nëntë

Pronarët e Manchester Cityt shpresojnë të blejnë klubin e nëntë pasi të ketë kaluar pandemia.

Sport

28/04/2020 11:25

Një marrëveshje për City Football Group për të blerë skuadrën franceze Nancy u vendos për finalizim në fund të marsit.

Ata do të paguanin rreth 12.2 milionë funte për klubin e nivelit të dytë, por bisedimet u ndaluan pas bllokimit.

Presidenti i Nancy, Zhak Rouselot tha javën e kaluar se ai ishte “i shqetësuar” për marrëveshjen, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, një zyrtar i Cityt tha: “Ne ende shpresojmë ta bëjmë atë, por varet nga sa zgjat situata aktuale”.

Pas blerjes së skuadrës angleze, City Football Group njoftoi për blerjen e New York City, i shpallur si ekskluzivitet i ri në vitin 2013.

Një vit më vonë, ata arritën marrëveshje me ekipin australian Melbourne Heart dhe ri-reklamuan atë në Melbourne City.

Që nga ajo kohë, skuadra japoneze Yokohama F. Marinos, klubi uruguaian Montevideo City Torque, skuadra spanjolle Girona, skuadra kineze Sichuan Jiuniu dhe ajo indiane Mumbai City i janë bashkuar radhëve. /Lajmi.net/