Cancelo: Kur e gjithë kjo të përfundojë, do të kthehemi në ‘Etihad’ për kënaqësi të madhe
Joao Cancelo ka nisur një mesazh për tifozët e Manchester City.
Sport
Ylli portugez, i cili aktivizohet me skuadrën e Manchester City, Cancelo, ka përcjell një mesazh për tifozët e skuadrës së tij, në kohën e krizës së pandemisë.
Kur të gjithë janë duke respektuar masat si distanca sociale dhe karantinimi, lojtarët po përkujdesën që të ndihmojnë me mesazhet e tyre.
Cancelo u ka bërë thirrje tifozëve që të qëndrojnë të sigurt, dhe u ka premtuar spektakël pas rikthimit në fusha.
“Mesazhi që kam për tifozët është që ata të jenë të sigurt. Jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre”, ka thënë Cancelo, transmeton lajmi.net.
“Kur gjithçka të përmirësohet, ne do të kthehemi në ‘Etihad’ për t’i dhënë më shumë qejf këtij klubi”, shtoi portugezi.
Premierliga dhe FA nuk kanë akoma ndonjë datë të caktuar për rifillimin e sezonit. Dëshira është, por plani konkret jo. /Lajmi.net/