Befasi, Juventus transferon Neuerin?
Portieri i Bayern Munich, Manuel Neuer mund të transferohet në Juventus gjatë verës, raporton France Football.
Sport
Neuer është pjesë e Bayernit që nga viti 2011, kur ai u transferua te gjigantët e Bundesligës nga Schalke.
France Football tani raporton se 33-vjeçari mund të largohet nga Bayern në fund të sezonit, përcjell lajmi.net.
Neuer ka vetëm edhe një vit në marrëveshjen e tij me Bayernin dhe raportohet që mund të zgjedhë të transferohet jashtë Gjermanisë.
Destiancioni i tij i preferuar është Italia, kurse ekipi, Juventusi.
Vlen të theksohet se Bayerni veç se ka transferuar një portier, Alexander Nubel – i cili do të arrijë tek Bavarezët në verë. /Lajmi.net/