Range Rover Evoque në versionin e një hibridi që mbushet me rrymë
Të njëjtin tretman, do ta ketë edhe Land Rover Discovery Sport.
Auto & Tek
Para dy vitesh, Range Rover dhe Range Rover Sport u bënë makinat e para SUV nga Land Rover, që u kthyen në hibrid që mbushen me rrymë, ndërsa të njëjtin tretman, tani e kanë marrë edhe makinat më të shitura Range Rover Evoque, teksa Discovery Sport do ta merr së shpejti.
Arkitektuar e të dyja këtyre makinave është e bazuar në Premium Transverse, që e mbështetë sistemin elektrik, ndërsa nuk ia humbë mundësitë për ngasje në të gjitha terrenet.
Brenda kësaj makine, do të jetë motori me 1.5 litra që prodhon 197 kuaj fuqi, së bashku me një motor tjetër elektrik me kapacitet prej 107 kuaj fuqive, duke i mundësuar që të dyja të prodhojnë 304 kuaj fuqi së bashku.
Në pjesën e poshtme të makinës, është vendosur sistemi i baterive me jone litiumi që ka kapacitet prej 15kWh, transmeton Telegrafi.
Kjo ia mundëson Evoque që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë ta zë për 6.1 sekonda, derisa Discovery Sport i nevojitet një sekondë më shumë. Që të dyja mund të arrijnë të lëvizin me 135 kilometra në orë, kur janë duke funksionuar me sistemin elektrik.
Autonomia e Range Rover Evoque kur lëvizë në sistemin elektrik është 65 kilometra, derisa Dicovery Sport do të ketë autonomi deri në 61 kilometra.