Zyrtarët amerikanë paralajmëruan rreziqet nga një laborator në Wuhan që po studionin viruse në vitin 2018
Dokumentet të marra nga The Washington Post detajojnë frikën që kishin zyrtarët për Institutin e Wuhanit të Virologjisë, që raportohej se po hulumtonte koronavirusin në lakuriq.
Lajme
Zyrtarët amerikanë në Wuhan paralajmëruan për rreziqet që lidhen me një laborator në Wuhan duke studiuar viruse vite përpara se të fillonte kriza e koronavirusit, sipas dokumenteve të zbuluara, transmeton lajmi.net.
Më 27 mars 2018, WIV lëshoi një deklaratë për shtyp në lidhje me një vizitë që mori nga Jamison Fouss, konsulli i përgjithshëm në Wuhan, dhe Rick Switchzer, këshilltari i ambasadës amerikane për mjedis, shkencë, teknologji dhe shëndetësi.
Raportohet se nuk ishte hera e parë që zyrtarët amerikanë vizituan laboratorin, ku ata ishin aq të shqetësuar me problemet e sigurisë dhe menaxhimit.

Zyrtarët vazhduan të kërkojnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që t’i japin laboratorit në Wuhan mbështetje shtesë sepse hulumtimi ishte i rëndësishëm dhe i rrezikshëm, megjithëse laboratori thuhet se tashmë ishte duke u ndihmuar nga organizata të shumta amerikane.
Më e rëndësishmja, studiuesit treguan gjithashtu se koronaviruse të ndryshëm të ngjashëm me SARS mund të bashkëveprojnë me ACE2, receptorin njerëzor të identifikuar për SARS-koronavirus.
Ky konstatim sugjeron fuqimisht që koronaviruset në formë SARS nga lakuriqët mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundjes të ngjashme me SARS.
Kina nuk ka qenë e drejtpërdrejtë në lidhje me origjinën e virusit të ri, i cili u zbulua për herë të parë në Wuhan, shkruan Metro. Kina fillimisht pretendoi se shpërthimi filloi në një treg ushqimesh deti, por shumë prej rasteve origjinale u zbuluan se nuk ishin të lidhura me tregun.
Zyrtarët e inteligjencës amerikane thuhet se besojnë se qeveria kineze gënjeu për shkallën e koronavirusit, për të cilin ata mendojnë se vrau më shumë se 40,000 njerëz në Kinë. /Lajmi.net/