Tri opsione për Pedro Rodriguez, spanjolli mund të zgjedh Serie A ose vazhdimin me Chelsea
Pedro Rodriguez do të jetë në një udhëkryq të rëndësishëm gjatë kësaj vere.
Sport
Sulmuesi spanjoll, i cili aktualisht luan me Chelsean, do të duhet të zgjedh se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Sipas raportimeve të ‘Diario Sport’, Pedro Rodriguez do të ketë tri opsione në dispozicion, transmeton lajmi.net.
Roma është një nga skuadrat që lojtarit do t’i ofrojë një kontratë për tre sezone.
Gjithashtu, Lazio është në mesin e skuadrave që ka shfaqur interesim për shërbimet e spanjollit.
Por, në anën tjetër, edhe Chelsea do ta bëjë lëvizjen e saj. ‘Blutë’ pritet t’i ofrojnë lojtarit edhe një sezon, por ai vështirë se do të vazhdojë aty.
Pedro Rodriguez po kërkon prë një kontratë më afatgjate dhe Roma mund të jetë destinacioni. /Lajmi.net/