Përfaqësuesi i Lautaro thyen heshtjen, jep lajmin e madh për klientin e tij

E ardhmja e Lautaro Martínez duket se është më afër Barcelonës.

Sport

12/04/2020 17:47

Në një intervistë për Fox Sports Mexico, Sergio Zárate, një nga përfaqësuesit e sulmuesit të Interit, ka qenë mjaft i qartë.

“Është një mundësi shumë e mirë që Lautaro të shkojë te Barça. Ai është një lojtar i shkëlqyer. Lojtar i jashtëzakonshëm”, tha ai, transmeton lajmi.net.

Barcelona ndërkohë e ka bërë objektiv numër një sulmuesin argjentinas, i cili shihet si zëvendësues ideal i Luis Suarez në fazën ofenzive.

Problemi i vetëm i Blaugranasve do të jetë marrëveshja me Interin, pasi me lojtarin është gjithçka formale. /Lajmi.net/