Vdes portieri legjendar i skuadrës angleze

Chelsea ka njoftuar vdekjen e ish-portierit Peter Bonetti, i cili ndërroi jetë në moshën 78 vjeç pas një beteje me sëmundjen afatgjatë.

Sport

12/04/2020 16:21

Njeriu me nofkën ‘Cat’ për shkak të reflekseve të tij të shkëlqyera është paraqitur në 729 ndeshje për Chelsea gjatë dy periudhave në klub, duke e vendosur atë të dytin në listë me më së shumti paraqitje.

Bonetti gjithashtu bëi shtatë paraqitje për Anglinë dhe shërbeu si numri dy pas Gordon Banks gjatë triumfit në Kupën e Botës 1966, përcjell lajmi.net.

Bonetti ndërroi jetë pas një sëmundje afatgjatë. /Lajmi.net/