Juve gati t’i futet luftës për Haaland

Juventus janë gati të futen në garë për shërbimet e Erling Haaland.

Sport

10/04/2020 19:15

Ylli i Borussia Dortmund, Haaland, ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrave si Real Madrid e Juventus.

‘Calciomercato’ zbulon se Fabio Paratici, drejtori sportiv i Juventus, ka tentuar të sjell norvegjezin në Itali edhe gjatë vitit 2018, transmeton lajmi.net.

Tinejxheri zgjedhte asokohe kalimin te Salzburg, kurse së fundmi ai është transferuar te skuadra e Dortmund.

Por, Juventus do të synojë që ta rrëmbej lojtarin gjatë merkatos së verës, edhe pse ai kreu transferimin në janar.

Në garë me Juventus do të jetë edhe skuadra e Real Madrid, por thuhet se Juve është gati që të futet në garë. /Lajmi.net/