‘Memos’ i ofrohet roli i Stambollit në “La Casa de Papel 5”?
Qarkulluan thashtehme se aktorit Aras Bulut Iynemli iu ofrua një rol për sezonin e ri të "La Casa de Papel".

ShowBiz
Më 3 prill është publikuar sezoni i katërt i serialit të famshëm “La Casa de Papel”, shkruan lajmi.net.
Disa ditë pasi doli sezoni i katërt, u bë e ditur se ky serial do të vazhdojë edhe me sezonin e pestë dhe gjashtë, edhe pse Netflix ende nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.
Së fundi, kanë qarkulluar thashetheme se pas suksesit që kishte me rolin e Memos në filmin “Mrekullia në qelinë nr.7”, Aras Bulut Iynemli iu ofrua roli i Stambollit për sezonin e pestë të “La Casa de Papel”.
Por, këto pretendime i hodhi poshtë gazetari Mustafa Kiliç, i cili përmes një postimi në Instagram, tha se kompania menaxheriale e aktorit ka thënë se lajmet nuk janë të sakta. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-wltzNJNVk/