Dybala rrëfehet për momentet e para me koronavirus: Ndjehesha i lodhur për vdekje

Paulo Dybala zbuloi se ndjehej i ''i lodhur për vdekje" pas vetëm pesë minutave stërvitje pas kontraktimit të koronavirusit.

Sport

30/03/2020 09:10

Por, sulmuesi i Juventusit këmbënguli që ai dhe e dashura Oriana Sabatini po ndjehen “mirë” pas dolën pozitiv.

“Jam mirë, shumë më mirë pas disa simptomave të forta që kam pasur nja dy ditë më parë – tani nuk kam simptoma”, tha Dybala, transmeton lajmi.net.

“Unë mund të lëviz më mirë duke ecur dhe duke u përpjekur të stërvitem”.

“Kur provova disa ditë më parë më mungonte ajri dhe pas pesë minutash isha i lodhur për vdekje, trupi im kishte rëndim të madh dhe muskujt e mi lënduan. Tani Oriana dhe unë jemi mirë”. /Lajmi.net/