Krasniqi i D+: Kushtetuta e thotë qartë – Zgjedhjen e qeverisë së re ose shpërndarjen e Kuvendit

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka thënë se pas rrëzimit të Qeverisë, Kushtetuta jep dispozicione mjaftueshëm të qarta se si të veprohet.

Lajme

29/03/2020 17:10

Ai thotë se Kushtetuta e Republikës se Kosovës, është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit.  

“Thirrja në precedent për shpërndarje të Kuvendin pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit ndaj qeverisë, do të kishte kuptim sikur Kushtetua nuk do të kishte dispozita mjaftueshëm të qarta se si mund të veprohet në këso raste. Kushtetuta jonë është e qartë dhe jep opsione: i) nisjen e procedurave nga fillimi për zgjedhjen e qeverisë së re ose ii) shpërndarjen e Kuvendit”, shkruan Krasniqi i D+.

Ndërsa, ai thotë, se”Opsioni i dytë do të duhej të ishte vetëm si rezultat i mungesës së shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e re, apo, nëse ky është vullnet politik i 2/3-së së deputetëve të cilët do të votonin për shpërndarjen e Kuvendit.” /Lajmi.net/