Dakordohen lojtarët dhe trajneri – reduktohen pagat te Juventus
Juventus ka arritur marrëveshje me futbollistët dhe trajnerin, për reduktimin e pagave, deri në qershor të vitit 2020.
Sport
Juventus nuk ka hasur në telashe me lojtarët e klubit dhe trajnerin, për reduktimin e pagave, në kohën e krizës së koronavirusit.
Juve do të reduktojë pagat për lojtarët dhe trajnerin, deri në qershor të vitit 2020, deri në vlerën prej 90 milionë eurove, përcjell lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Juventus, përmes një njoftimi.
Juventus është skuadra e parë italiane që arrin marrëveshje me lojtarët dhe trajnerin, për reduktimin e pagave.
Këto reduktime do të ndihmojnë skuadrën që të mbajë balancin ekonomik, në kohën e krizës. /Lajmi.net/