Juventus e ka gati ofertën që do ta bind Man Unitedin për Pogban

Paul Pogba vazhdon të jetë i lidhur me një largim nga Manchester United.

Sport

28/03/2020 09:10

Mesfushori francez në verën e vitit 2020 mund të ndërrojë skuadër, me Juventusin dhe Real Madridin favoritë për të siguruar shërbimet e tij.

Raportet nga Italia thonë se Juventus janë të gatshëm të përfshijnë Paulo Dybalan ose Miralem Pjanicin në ofertën që do t’i dërgojnë Manchester Unitedit, përcjell lajmi.net.

Pogba nuk ka arritur asnjëherë të përmbush pritëshmëritë në ‘Old Trafford’, që pas transferimit nga Juventus në vitin 2016.

Për 27 vjeçarin ka interesim të fortë edhe nga Spanja, ku Zinedine Zidane e dëshiron në skuadrën e tij, Real Madrid./Lajmi.net/