Emergjenca e koronavirusit – lojtarët e Juves heqin dorë nga një pjesë e pagave
Thirrjes së Giorgio Chiellinit u janë përgjigjur pozitivisht lojtarët e Juventusit.
Sport
Yjet e Juventusit janë pajtuar që të heqin dorë nga pagat e tyre gjatë ndalesës së futbollit shkaku i koronavirusit.
Juventus ndeshjen e fundit në Serie A e ka zhvilluar më 8 mars kundër Interit në ‘Allianz Arena’, para se italianët të pezullonin përfundimisht kampionatin.
Është kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini që ka lansuar një mesazh për bashkëlojtarët, ku ka marrë edhe dakordimin.
Lojtarët e Juventus do të heqin dorë nga një pjesë e pagës vjetore, derisa të kalojë emergjenca e krijuar me koronavirusin.
Tashmë shumë futbollistë të skuadrave evropiane kanë marrë një vendim të tillë.
Ekzistenca e shumë klubeve të futbollit është vënë në rrezik, me pezullimi e kampionateve./Lajmi.net/