Agnelli: Klubet përballen me një kërcënim real ekzistencial

Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli, ka paralajmëruar se klubet evropiane “përballen me një kërcënim të vërtetë ekzistencial” nga pandemia e koronavirusit.

Sport

28/03/2020 08:09

Sezoni 2019/2020 në futbollin evropian është pezulluar për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Pa një datë të saktë se kur do të rikthehet futbolli, Agnelli, në rolin e tij si shef i Shoqatës së Klubeve Evropiane, pranon se kjo është sfida më e madhe e kësaj loje deri më tani.

“Ne të gjithë drejtuesit e futbollit jemi përgjegjës për mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e klubeve që ne menaxhojmë, të cilat përballen me një kërcënim real ekzistencial”, citohet të ketë thënë ai në një letër që është parë nga Reuters, përcjell lajmi.net.

“Derisa futbolli tani është ndaluar, edhe rrjedhat tona të të ardhurave nga të cilat ne jemi të varur të paguajmë lojtarët, stafin dhe kostot tjera të operimit”.

“Askush nuk është imun dhe koha është thelbësore. Përmbushja e shqetësimeve tona do të jenë sfida më e madhe që loja dhe industria jonë është përballur ndonjëherë”./Lajmi.net/