Pse dështoi ALBINI?

Shkruan: Islam Qerimi

Opinion

26/03/2020 09:10

Albin Kurti dështojë, sepse e tradhtoi partinë e vet, edhe elektoratin i cili e zgjodhi atë për kryeministër.

Albin Kurit, u zgjodh si kryeministër duke pasur pas vetës aktivist të pa lodhshëm dhe të cilët kishin edhe ide të qarta se çka do të duhej të bënte kryetari i partisë kur do të zgjidhej kryeministër, por ku gaboj Albini, ai gaboj kur posa u zgjodh kryeministër i vendit , ai ua ktheu shpinën aktivistëve të VV-së dhe elektoratit të tij, duke afruar ngatë vetë njerëz  që luftonin për karrierë tyre dhe jo për parimet dhe idetë e VV-së, kjo i kushtoj atij pasi që ai nga programi i LVV-së, dhe nga kërkesa e elektoratit të tij devijojë aq shumë sa që hyri në paranoja dhe një fiksim të tmerrshëm për Presidentin Hashim Thaqi, pasi që e gjithë jeta e tij u lidh dhe  u fokusua vetëm në  bisedime dhe në ju bë temë ditore z.Thaqi,  kjo bërë që ai të humb fokusin e tij në punë konkrete siç edhe kishte filluar qeverinë, në pastrimin e shtetit nga borde jo funksionale dhe nga Drejtor të pa aftë për të menaxhuar siç kishim në shumë ndërmarrje publike.

Pasi që fokusi i z.Kurti u kthye vetëm tek Presidenti i vendit, dhe të një marrëveshje in ekzistonte të cilën vetëm z.Kurti e din që ekziston siç duket vetëm në mendjen e tij, pasi që një të tillë po e mohonte SHBA dhe vendet tjera, si dhe vet Presidenti i vendit.

z.Kurti filloj që e gjithë energjinë e tij të shpenzojë duke kërkuar kuadro kudo që gjente për të plotësuar vendet në krijimin e Qeverisë së re, ky doli që të jetë një GABIM fatal për të, pasi që këshillat që morri nga njerëz që nuhatën pozitën dhe karrierën e tyre, duke parë që Kurti po fitonte pushtetin, i kushtuan atij me humbje të Pushtetit, pasi që disa vendime dhe disa rekomandime që ai morri dolën të pa sakta, si dhe dolën qesharake  në disa raste, por më e keqja doli që ai të bënte një gafë të qëllimshme duke u dirigjuar dhe këshilluar nga kabineti i tij, i cili kabinet siç duket nuk e dinte se në çfarë qorrsokaku do të futet z.Kurit, kur ai vendosi që të shkarkoj z.Agim Veliu, me një pretekst qesharak, dhe të pa kripë.

z.Kurti, në vend se të dorëzohej aq lehtë prej presionit të SHBA-ve (presion që ai e shprehu), ai do të duhej që të konsultohej me partin e tij, me këshillin e partisë, si dhe të diskutonte hapur me opinionin për presionin që po i bëhej, të kërkonte ndihmë nga opozita dhe partneri i koalicionit dhe pastaj të shkonte në takim me z.Thaqi së bashku në Uashington dhe të shihte së çfarë marrëveshje është duke ju ofruar Kosovës, dhe tek pasi që të shihte se me çka është duke u përballur realisht të kthehej dhe të plasonte në opinion si një marrëveshje e “dëmshme” ose e mire për Kosovën, dhe jo me propaganda të cilat i përdorte në fushat për të hyrë në Pushtet, ku fatkeqësisht ato ju ngulitën në Kokë dhe të njëjtat i kushtuan me Pozitën e kryeministrit.

Shkarkimi i fundit i z.Hoti, është jo vetëm qesharak, por është aq e ultë dhe me aq inati si të fëmijëve të shkollës fillore, pas këtij shkarkimi, nuk e di se çka kërkojnë Ministrat tjerë të LDK-së në këtë koalicion, apo edhe ata dëshirojnë që të shkarkohen në momentin kur kryeministrit nuk i shkon për shtati diçka dhe dëshiron që ta realizojë tërë Programin e tij, tash të krijuar dhe që po del se i vetmi Program i tij është shkarkimi i kujtdo që i del përpara, pa asnjë bazë dhe pa asnjë arsyetim konkret.

z.Kurti siç duket ka nevojë që ti kthehet partisë dhe aktivistëve të saj dhe të ketë fokusin për të cilin e kanë votuar, dhe afër tij dhe kabineti i tij, të përbëhet nga Aktivistë të cilët ja kujtojnë dhe e këshillojë në kuadër të parimeve të VV-së dhe në vij me premtimet e dhëna për qytetarët e Kosovës.

Kosovës askush nuk do të mund ti bënte dëm më të madh në këtë situatë sesa veprimi amator dhe i pa guximshëm dhe i pa menduar mirë siç e ka bërë z.Kurti, me shkarkimin e një ministri për tu vetë shkarkuar, dhe për të ikur nga përgjegjësia që mori.

Nuk e di se si do të mund të kandidoj prapë për kryeministër kur, në deklaratën e tij dhënë në kuvend ai thekson (fiks idenë e tij) që nuk mund të shkonte në negociata dhe të nënshkruante një marrëveshje të gatshme, këtë nuk e din askush se a ka marrëveshje apo nuk ka, por edhe sikur të kishte ai do duhej ta dinte që asnjë marrëveshje nuk do të ishte i detyruar ta nënshkruante pa diskutuar në Kuvendin e Kosovës si dhe me partitë Opozitare, dhe po ashtu ajo marrëveshje do të duhej që të votohej në Kuvendin e Kosovës. Mirëpo këtij i humbi guximi dhe i humbi qëllimi i tij dhe u dorëzua ende pa filluar mirë.

z.Kurti nuk e di se  çka do të mund ti ofrojë dhe ti premtoj sot qytetarëve të Kosovës kur u dorëzuar dhe i la të vetëm në një Luftë me Pandemin COVID-19, u dorëzua kur të gjithë ishin duke luftuar, kur të gjithë ishin duke dëgjuar dhe duke respektuar si kurrë më parë Rekomandimet e një ministri të jashtëzakonshëm siç ishte Arben Vitia, i cili doli të ishte i vetmi i cili e meritoj të ishte në këtë Qeveri.