“CR7 tha që po largohej nga Italia shkaku i nënës së tij, dhe ai tani po fotografohet lakuriq nëpër pishina”

Cristiano Ronaldo ndodhet në Madeira, në Portugali, në izolim.

Sport

26/03/2020 12:31

Ai ishte larguar drejt shtëpisë së tij menjëherë pas fitores 2:0 kundër Inter më 8 mars, dhe praktikisht i shpëtoi koronavirusit, para se në Itali të fillonte të përhapej më të madhe.

Por, tani edhe në Portugali, Ronaldo nuk do të jetë i qetë pasi t’i lexojë disa komente që për të i ka bërë ish presidenti i Juventusit.

Giovani Cobolli Gigli kritikoi Ronaldon duke thënë se shkoi në Madeira shkaku i shëndetit të nënës së tij, e cila ishte në gjendje të rëndë.

“Gjërat u ndërlikuan në Juventus kur Ronaldo largua”, ka deklaruar Gigli, përcjell lajmi.net.

Pas Ronaldos, me lejen e Juventusit, janë larguar edhe Gonzalo Higuain, Miralem Pjanic, Rodrigo Bentacur dhe Douglas Costa.

“Ai tha që po shkonte në Portugali për hir të nënës së tij, por tani duket sikur ai thjesht po fotografohet lakuriq nëpër pishina”.

“Kur u bë përjashtimi, gjërat u ndanë dhe të tjerët donin të largoheshin”./Lajmi.net/