Dybala pas konfirmimit me koronavirus: Ne jemi mirë

Paulo Dybala u ka thënë tifozëve të Juventusit se ai dhe e dashura e tij Oriana Sabatini janë mirë, vetëm pak ditë pasi dolën pozitiv në koronavirus.

Sport

26/03/2020 09:47

Ylli argjentinas më 21 mars kishte njoftuar se ishte prekur nga koronavirusi, por shtonte se shëndeti i tij ishte i mirë.

Gjendja e tij vazhdon të jetë e mirë.

“Ne jemi mirë”, ka shkruar Dybala në Instagram një ditë më parë, duke lënë të kuptohet se ai po vazhdon të shërohet nga ky virus.

Juventus ishte skuadra e parë që konfirmoi një lojtar me koronavirus në itali, me Daniele Ruganin e infektuar.

Përveç Ruganit dhe Dybala, i prekur nga koronavirus te Juventus është edhe Blaise Matuidi./Lajmi.net/