E konfirmon vet lojtari: Largohem nga Chelsea në fund të sezonit

Ylli i Chelseat, Pedro Rodriguez ka vendosur t'i jap fund kohës së tij në 'Stamford Bridge' me të përfunduar ky sezon.

Sport

25/03/2020 16:12

Spanjolli, i cili erdhi te Blutë nga Barcelona, e sheh si kohë ideale për të provuar një aventurë të re.

Kështu ka raportuar Cadena Ser, e cila ka konfirmuar se Pedro ka biseduar me drejtuesit e Chelseat për t’i kumtuar lajmin e largimin, transmeton lajmi.net.

32-vjeçari kaloi në Londër në vitin 2015, ku në 135 ndeshje ka shënuar 29 gola. /Lajmi.net/