As foshnjat e as fëmijët nuk janë të mbrojtur nga koronavirusi

Fëmijët dhe foshnjat nuk janë të sigurta nga koronavirusi, i cili ka prekur më se 300 mijë njerëz, kanë paralajmëruar mjekët.

Lifestyle

23/03/2020 18:16

Ekspertët thonë se virusi mund të përhapet edhe në mesin e foshnjave dhe fëmijëve – edhe pse të moshuarit janë më të rrezikuar, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Ndër të tjera, ata paralajmërojnë se COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të pazakonta tek fëmijët, siç janë dhimbet në stomak. Simptomat tipike janë kolli dhe ethet.

Një studim në Kinë, vendi ku filloi shpërthimi i virusit tashmë pandemik, zbuloi se gati një në dhjetë pacientë në vend ishin nën moshën 30 vjeç.

Virusi shkakton pneunomi dhe shqetësime tek organet, simptoma këto që mund t’i përjetojnë edhe grupmoshat e reja.

Shefat e Organizatës Botërore të Shëndetit kanë thënë që të rinjtë nuk janë të sigurt dhe se mund të përfundojnë në spital ‘për disa javë’. /Lajmi.net/