Ronaldo mëson fëmijët se si t’i pastrojnë duart, për të luftuar koronavirusin

Cristiano Ronaldo tashmë nuk është një shembull vetëm sa i përket futbollit.

Sport

22/03/2020 08:16

Ylli portugez i futbollit, Ronaldo, është duke ndihmuar fëmijët e tij për të shmangur infektimin nga virusi i rrezikshëm, Covid19.

Ronaldo po merr masat e duhura për të mbrojtur familjen nga kjo situatë. Ai ka postuar një video në ‘Instagram’, ku shihet teksa mëson fëmijët se si t’i pastrojnë duart.

 

Thirrjet e mjekëve janë që të qëndrojmë të pastër, t’i pastrojmë duart, si dhe të shmangim daljet dhe kontaktet e panevojshme me tjerët.

Këtë mesazh, Ronaldo është kujdesur që ta pranojnë edhe fëmijët e tij. Sigurisht, një video në llogarinë e tij në ‘Instagram’, është edhe një mesazh që ngrit vetdije, duke pasur parasysh audiencën e madhe që ka portugezi. /Lajmi.net/