Inter i futet garës për mesfushorin e Bayern

Inter është skuadra e fundit që futet në garë për yllin e Bayern.

Sport

21/03/2020 19:51

Mesfushori francez i Bayern Munich, Corentin Tolisso, është lojtari që po tërheq vëmendje të madhe nga skuadrat evropiane.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Inter është një nga disa skuadrat që ka treguar interesim për lojtarin, transmeton lajmi.net.

25 vjeçari tashmë pëlqehet edhe nga dy skuadra të tjera italiane, si Juventus e Napoli, por Antonio Conte dëshiron shumë që ta ketë lojtarin në ‘San Siro’.

Inter është në nevojë për një lojtar për repartin e mesfushës. Emra si Vidal e Rakitic janë lidhur me Inter, por së fundmi në listë është edhe Tolisso.

Mbetet të shihet cilat do të jenë lëvizjet e Inter drejt Bayern, për francezin. /Lajmi.net/