Ylli i Serie A afër rikthimit te Chelsea

Chelsea mund ta rikthejë yllin e Serie A në ‘Stamford Bridge’.

Sport

20/03/2020 18:30

Anëtari i skuadrës së Sassuolo, Jeremie Boga, ka gjasa që të kthehet për një aventurë të dytë me skuadrën e Chelsea.

Boga, i cili me fanellën e Sassuolo ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, pëlqehet shumë nga Lampard.

‘Blutë’ e Londrës mbajnë të drejtën për blerje-mbrapsht të Boga, për shumën e 15 milionë eurove, transmeton lajmi.net.

23 vjeçari ishte pjesë e Chelsea fillimisht në vitin 2009, kur i bashkohej akademisë së skuadrës.

Paraqitjet e mira me Sassuolo mund t’i japin një vend tashmë në skuadrën A të londinezëve. /Lajmi.net/