Higuain largohet nga karantina

Ylli i Juventus, Gonzalo Higuain, ka vendosur të largohet nga karantina.

Sport

19/03/2020 19:00

Covid-19 ka bërë që kampionatet  e futbollit të izolohen, duke bërë kështu që lojtarët e skuadrave të shkojnë në karantinë, për të mos rrezikuar shëndetin.

Por, një vendim të rëndësishëm ka marrë Higuain, i cili raportohet të ketë dalë nga karantina, por për një arsye të veçantë.

Argjentinasi thuhet se ka lënë karantinën në Itali për t’iu afruar nënës së tij, e cila po përballet me një sëmundje të gjatë serioze, transmeton lajmi.net.

Lojtari ka mësuar gjatë orëve të fundit se është negativ në Covid-19 dhe menjëherë ka marrë rrugën për Argjentinë, shkruan ‘Goal’.

Nëna e Higuain përballet me këtë sëmundje të rëndë qysh moti, duke afektuar edhe paraqitjet e lojtarit në Kupën e Botës. /Lajmi.net/