Komuna e Hanit të Elezit redukton stafin dhe shërbimet

Komuna e Hanit të Elezit ka bërë reduktimin e stafit dhe shërbimeve nëpër departamente dhe njësit komunale me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, përkatësisht shëndetit të qytetarëve që frekuentojnë e kërkojnë shërbimet komunale

Lajme

17/03/2020 10:37

Kjo komunë njofton se megjithatë po vazhdon të ofrojë shërbimet e nevojshme dhe kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Komuna e Hanit të Elezit njëherit kërkon nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jourgjente pranë administratës komunale, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi eventual ndaj rrezikut të virusit COVID-19. /Lajmi.net/