Shtyhet afati për pagesat e tatimit në pronë
Ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka nxjerrë vendim për shtyrjen e afatit për lëshimin e faturave të tatimit në pronë, pagimin e këstit të parë për vitin 2020 si dhe shtyrjen e afatit për paraqitjen e ankesave ndaj faturave të tatimit në pronë dhe certifikatave të vlerave të vlerësuara.
Lajme
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Departamenti i Tatimit në Pronë në Ministrinë e Financave dhe Transfereve dhe Zyrat e Tatimit në Pronë në Komuna.
Ndërkohë gjatë ditës edhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka shtyrë afatin për pagesa deri më 30 prill.
Ndërkaq ka njoftuar se konsumatorët mund të bëjnë pagesat online, përmes bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare. /Lajmi.net/