Ferrari ndërpren prodhimin e veturave
Firma italiane për prodhimin e veturave, Ferrari, ka njoftuar se do mbyllë të gjitha fabrikat e prodhimit në Maranello dhe Modena të Italisë deri më 27 Mars, si pasojë e koronavirusit.
Auto & Tek
Një vendim i njëjtë është marrë nga ndërmarrja e makinave Lamborghini, e cila mbylli fabrikat e saja deri më 25 mars, shkruan CarBuzz, transmeton lajmi.net.
Në Itali janë të prekur mbi 21 mijë persona me koronavirus, derisa mbi 1,700 kanë vdekur si pasojë.
Ferrari shpjegon se mori vendimin e saj jo vetëm për të zbatuar masat e qeverisë, por edhe për shkak të zinxhirit të furnizimit të tij, i cili është ndërprerë në nivel global.
“Në një kohë si kjo”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Ferrari-t, Louis Camilleri, “mirënjohja ime shkon para së gjithash për gratë dhe burrat e Ferrari-t, të cilët, me angazhimin e tyre të jashtëzakonshëm gjatë ditëve të kaluara, kanë demonstruar pasionin dhe përkushtimin që përcakton pozitën tonë”. /Lajmi.net/