Inter merr vendimin për Sensi
Skuadra e Inter ka marrë vendimin për Stefano Sensin.
Sport
Sensi me shumë gjasë do të kthehet prapa te skuadra e Sassuolo, pas një sezoni jo edhe aq të mirë tek Inter.
Italiani e nisi shumë mirë aventurën e tij, por një lëndim i pësuar ia pamundësoi të vazhdonte paraqitjet e mira.
‘Gazzeta dello Sport’ shkruan se ka gjasa të mëdha që Inter nuk do ta shfrytëzojë të drejtën për blerjen e Sensi, transmeton lajmi.net.
Këtu mund të ketë afektuar edhe transferimi i Christian Eriksen nga Tottenham Hotspur.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi final i Inter, për Stefano Sensi. /Lajmi.net/