Hamilton: Vendimi i F1 për të zhvilluar Grand Prix Australia është shokues

Kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton, ka dhënë komentet e tij lidhur me Australian Grand Prix.

Sport

12/03/2020 15:09

Britaniku i Mercedes ka thënë se është shokues fakti që Formula 1 po vazhdon përpara me garën, përkundër pandemisë.

“Jam shumë, shumë i surprizuar që jemi këtu. Mendoj se është mirë që kemi gara, por për mua është shokuese që po ulemi në këtë dhomë” ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Shumë tifozë janë këtu dhe duket sikur pjesa tjetër e botës po reagon, me gjasë pakëz vonë, por tashmë këtë mëngjes kemi parë presidentin e ShBA, Trump, duke mbyllur kufijtë për evropianët” ka thënë tutje britaniku.

“Po shohim tek suspendohet NBA, kurse F1 vazhdon. Kështuqë, është shqetësuese për njerëzit që janë këtu. Është shqetësuese. Kështuqë, JO është përgjigja për ju” ka thënë Hamilton, i pyetur nga ‘Autosport’ nëse është reaht në Australi.

Skuadra e McLaren është tërhequr nga kjo garë, pasi një pilot i skuadrës ka rezultuar pozitiv në testet e Covid-19. /Lajmi.net/