Doli pozitiv nga koronavirusi, Rugani ka një mesazh të fuqishëm për të gjithë

Daniele Rugani testoi pozitiv për koronavirus.

Sport

12/03/2020 08:21

Ai është lojtari i parë i infektuar në Serie A, pas rasteve në Serie C te Pianese dhe Reggio Audace.

Juventus njoftoi mbrëmjen e djeshme: “Futbollisti Daniele Rugani testoi pozitiv për COVID-19 dhe aktualisht është asimptomatik. Klubi i Futbollit Juventus aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të kërkuara me ligj, përfshirë regjistrimin të atyre që kanë pasur kontakte me të”, përcjell lajmi.net.

Dhe pas disa orëve, vet lojtari italian vendosi të reagonte përmes rrjeteve sociale, duke dhënë edhe një mesazh të fuqishëm.

““E keni lexuar lajmin dhe për këtë arsye dua t’i qetësoj të gjithë ata që brengosen për mua, jam mirë. Në këtë moment ndjej edhe më shumë detyrën t’i falënderoj të gjithë mjekët dhe infermierët që janë duke luftuar në spitale për tejkalimin e kësaj emergjence. I ftoj të gjithë t’i respektojnë rregullat sepse ky virus nuk bën dallime. Ta bëjmë për veten tonë, për të dashurit tanë, për ata që na rrethojnë”, shkroi ai në Instagram. /Lajmi.net/