Rugani të dielën ishte pjesë e skuadrës së Juves, festoi me bashkëlojtarët fitoren ndaj Inter

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani është testuar pozitivisht për koronavirus.

Sport

11/03/2020 23:50

Rugani nuk kishte shfaqur simptoma, andaj rreziku që të infektohen të gjithë lojtarët e Juves është i madh.

Shto faktin se italiani ishte pjesë e skuadrës të dielën, kur Zonja e Vjetër u përballë me Inter në fitoren 2:0, përcjell lajmi.net.

Për më tepër, Rugani postoi një foto në rrjetet sociale me të gjithë bashkëlojtarët pas triumfit në derbi.

Mediet italiane po raportojnë se skuadra e Juves nuk mund të ketë shpëtuar lehtë nga kjo gjë.

Korona është virus ku fillimisht simptomat e para vijnë pas pesë ose më shumë ditëve dhe zgjasin dy javë deri 20 ditë. /Lajmi.net/