A janë prekur edhe lojtarët e tjerë të Juventusit nga koronavirusi?

Juventusi është tronditur natën e sotme.

Sport

11/03/2020 23:27

Mbrojtësi i tyre, Daniele Rugani është prekur nga koronavirusi, pasi u testua dhe doli pozitiv, njoftoi klubi bardhezi.

Problemi qëndron se Rugani nuk ka treguar asnjë simptomë këto ditë, prandaj rreziku që lojtarët tjerë të Juventusit të jenë prekur nga ky virus është i madh, transmeton lajmi.net.

Juve sot kishte një seancë stërvitore, në të cilin ka marrë pjesë edhe italiani. Të gjithë lojtarët dhe stafi do të testohen për të vërtetuar se kush është prekur nga COVID-19 e kush jo.

Zonja e Vjetër do ta luajë ndeshjen me Lyon javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve, pasi Serie A është pezulluar deri më 3 prill. /Lajmi.net/