Mbrojtësi i Juventusit preket nga koronavirusi

Mbrojtësi i Juventusit. Daniele Rugani është testuar pozitivisht për koronavirus.

Sport

11/03/2020 23:12

Juventus ka konfirmuar se mbrojtësi ndërkombëtar i Italisë, Daniele Rugani ka testuar pozitiv për COVID-19, i njohur si koronavirus.

Në një deklaratë të lëshuar të mërkurën në mbrëmje, klubi njoftoi se Rugani është diagnostikuar me koronavirus, por aktualisht është asimptomatik, transmeton lajmi.net.

“Juventus Football Club aktualisht po aktivizon të gjitha procedurat e izolimit të planifikuar nga rregulloret, duke përfshirë një kontroll për të gjithë ata që kishin kontakte me të”.

Bianconerët patën sot një seancë stërvitore, kështu që kjo do të nënkuptojë në mënyrë efektive futjen e tërë skuadrës dhe stafit në karantinë.

Seria A është pezulluar deri më 3 prill, por Juventus do të luajë me Olympique Lyon në Ligën e Kampionëve javën e ardhshme. /Lajmi.net/