Disa javë para prezantimit, spiunohet nga afër vetura e re e Ford
Ford-it i është spiunuar makina e re, e cila pritej të lansohej disa javë më vonë.
Auto & Tek
Brenda disa javësh, do të prezantohet Ford Bronco i ri, që është një nga modelet që po pritet me padurim, transmeton Telegrafi.
Por, për fat të mirë, megjithëse Ford është mundur ta mbajë të fshehtë, dukja e kësaj makine është shfaqur disa herë.
Fillimisht është parë me shtresa kamuflazhi duke u testuar në rrugë, ndërsa më vunë rrjedhën disa dokumente, që ia shfaqin përmasat që i ka.
Tani kanë rrjedhur disa imazhe të reja, që e tregojnë shumë nga afër Ford Bronco të ri dhe shihet kulmi i ndryshuar, në krahasim me modelin aktual.
Makina është fotografuar derisa ishte duke u testuar, në ambientet e mbyllura të fabrikës, ndërsa në hapësirën për nxjerrjen e gazrave e kishte një gyp shtesë, që tregon se makina ishte në lëvizje.
Bie në sy kulmi i ndryshuar, që shihet se ka panele të reja të cilat mund të largohen, duke i mundësuar të vozitet edhe me pjesën e sipërme tërësisht të hapur.
Kjo pjesë e Ford Bronco, është në mesin e shumë aksesorëve, që pritet t’i ketë, në mënyrë që ta bëjë makinën sa më praktike dhe të mirë.