Getafe: Nuk shkojmë në Milano për ndeshjen me Interin, e pranojmë humbjen
Getafe nuk do të udhëtojë drejt Milanos për të zhvilluar ndeshjen kundër Interit në Ligën e Evropës.
Sport
Është presidenti i Getafes, Angel Torres, që ka thënë se nuk e ka ndërmend të rrezikojë me skuadrën, edhe pse ndeshje ishte planifikuar të luhej pa tifozë.
“Nëse do të humbasim për shkak të kësaj, ne do ta pranojmë, por Getafe nuk do të udhëtojë në Itali”, ka deklaruar Torres, përcjell lajmi.net.
“Nuk ka të bëjë me frikën, ne thjesht po tregojmë kujdes dhe përgjegjësi. Virusi është gjithshtu në Madrid, kështu që nuk kemi pse të shkojmë në Itali”.
Ndeshja mes Inter dhe Getafe ishte planifikuar të luhej ditën e enjte, me fillim nga ora 21:00.
Italia ka regjistruar vdekjet më të mëdha nga korinavirusi nga të gjitha vendet jashtë Kinës, ku shpërthimi i këtij virusi filloi në dhjetor./Lajmi.net/