Spiunohet BMW M3 e re pa kamuflazh, shfaqet pjesa e përparme e tij

Modeli i ri ka grill gjigant, sikur edhe modelet tjera që janë lansuar gjatë viteve të fundit.

Auto & Tek

10/03/2020 22:20

Gjenerata e katërt e BMW M3 është spiunuar sërish, derisa është kapur një fotografi ku shfaqet pa asnjë pjesë kamuflazhi, transmeton lajmi.net.

Në këtë imazh shihet vetëm pjesa e përparme, ku shihet një grill gjigant, sikurse e modeleve të reja të firmës BMW, si dhe dritat anësore që janë vertikale dhe shumë më të holla se modeli aktual.

Deri më tani, nuk ka ndonjë konfirmim se ky është pikërisht M3 për të cilin po raportohet. /Lajmi.net/