Interi tërheq skuadrën e të rinjve nga UEFA Youth League
Inter Primavera nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e UEFA Youth League kundër Rennes, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Sport
Primavera e Interit nuk do të marrë pjesë në ndeshjen evropiane kundër Rennes, e vlefshme për raundin e 16 më të mirave në Youth League, për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve, anëtarëve dhe punonjësve të tyre, përcjell lajmi.net.
Këtë klubi zikaltër e bëri të ditur përmes një komunikate të lëshuar gjatë ditës së djeshme.
Italia është vendi më i prekur nga kjo epidemi në Evropë, andaj janë duke u marrë masat të ashpra. /Lajmi.net/