Koleksionisti vë në shitje 100 veturat e tij, vlera e tyre afro 9 milionë euro
Një koleksionist i makinave klasike ka vendosur të vë në shitje 100 prej veturave të tij.
Auto & Tek
Bëhet fjalë për Marcel Petitjan, shtetas francez, ish-shofer garish, që po ofron 96 vetura të mbledhura gjatë 50 viteve të fundit, për ofertuesin më të lartë në ankand që do mbahet në Gjermani, transmeton lajmi.net.
Vlera e këtyre makinave mësohet të jetë afro 9 milionë euro, përkatësisht 10 milionë dollarë.
Në mesin e veturave përfshihen firma si Lamborghini, Maserati, Porsche, Jaguar dhe Aston Martini. /Lajmi.net/