Të apasionuarit e video-lojërave gëzohen, në treg prezantohet shtrati që i ka të gjitha

Të gjithë ata që kanë krijuar varësi nga video-lojërat, tani mund të luajnë, hanë dhe të pinë e flejnë pa pasur nevojë të lëvizin nga shtrati.

Auto & Tek

09/03/2020 17:35

Kompania japoneze Bauhutte që merret me prodhimin e mobilieve po ofron në treg shtratin që i ka të gjitha – mbajtëset e pijeve, tavolinën për ekrane, batanije dhe një kuti për artikuj të ndryshëm ushqimor, transmeton Telegrafi.

“Zgjohem nga gjumi dhe më duhet të lëviz nga shtrati drejt tavolinës. Pse duhet të jetë kaq e komplikuar? Shtretërit e rinj e zgjidhin këtë problem”, tha një zyrtar i Bauhutte gjatë promovimit të shtratit.

Ata do të kushtojnë 600 dollarë – që do të thotë se “gamerët” do të mund të luajnë pandërprerë, pa pasur nevojë të ndërpresin lojën për të ngrënë apo pinë.