Shoferi i dehur i ambulancës shkakton aksident, lëndohen dy persona
Një aksident ka ndodhur në rrugën Elbasan - Metalurgji.
Lajme
Në këtë aksident një ambulancë është përplasur me një veturë tjetër.
Për pasojë është plagosur çifti i bashkëshorteve që ndodheshin në mjetin tjetër, raporton Top-Channel.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit jashtë rrezikut për jetën.
Shoferi i ambulancës ka qenë në gjendje të dehur.
Ai ka qenë duke shkuar për të marrë një person që ka kërkuar ndihmë mjekësore.