Conte flet para derbit Juventus – Inter

Antonio Conte ka thënë se Inter është përgatitur për derbinme dyer të mbyllur kundër Juventusit, që luhet ditën e diel.

Sport

07/03/2020 16:21

Juventus të dielën me fillim nga ora 20:45 në ‘Allianz Stadium’ takohet me Interin, në një ndeshje e cila është shtyrë shkaku i Koronavirusit.

Ndeshja do të luhet pa tifozë, pasi në Itali është vendosur që të mbyllen stadiumet për një muaj.

“Ne jemi të përgatitur për këtë ndeshje, me gjithë vështirësitë, sepse ndryshimi i planeve dhe mos pasja e ndeshjeve për të luajtur nuk ka qenë e lehtë”, ka deklaruar Conte, përcjell lajmi.net.

“Siç ju thash lojtarëve, ne duhet të bëjmë mirë në këto situata që të përshtatemi shpejt dhe të vazhdojmë të punojmë shumë Lojtarët janë të jashtëzakonshëm, pasi ata janë të gatshëm të sakrifikojnë”.

“Juventus – Inter do të jetë gjithmonë një ndeshje e madhe, por gjëja më e rëndësishme është që tani kjo nënkupton edhe më shumë se po luhet për kreun e tabelës. Kjo është dëshmi për punën që kemi bërë dhe unë gjithmonë do t’u jem mirënjohës lojtarëve për ambicien e tyre”./Lajmi.net/