Icardi në Serie A, te rivali kryesor i Interit

Juventus janë të vendosur të bëjnë një tjetër tentativë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

Sport

06/03/2020 08:50

Ylli argjentinas ka qenë i lidhur me Juventusin edhe verën e kaluar, para se të kalonte në huazim te PSG.

Ardhja e Antonio Contes në krye të Interit, bëri që Mauro Icardit t’i tregohej dera e largimit, që fillimisht u vendos të huazohej te kampionët e Francës.

Lojtari flitej se mund t’u bashkohej rivalëve të Juventusit në Serie A, dhe këta zëra nuk janë shuar edhe sot.

‘Calciomercato’ raporton se kampionët e Serie A do të bëjnë një tjetër përpjekje për Icardin, përcjell lajmi.net.

Transferimi i Icardit, do t’i kushtonte Juventusit rreth 100 milionë euro, dhe pse për këtë e pret një garë jo e lehtë nga PSG, me lojtarin që po shkëlqen në fanellën e tyre./Lajmi.net/