Super-makina e Aston Martin, kushton 950 mijë euro e nuk ka çati as xham përpara

Firma britanike për prodhimin e makinave, Aston Martin, ka lansuar modelin e ri ‘V12 Speedster’, me karakteristika të cilat rrallëherë i shohim.

Auto & Tek

04/03/2020 19:17

Modeli u lansua gjatë ditës së sotme, në mëngjes nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, i pretenduar që të lansohej në evenimentin e makinave në Gjenevë. ‘Motor Show’ në Gjenevë u shty për shkak të koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Siç bëhet e ditur nga ndërmarrja britanike, ‘V12 Speedster’ do kushtojë afro 950 mijë euro.

Për sa i përket specifikave, nën kofano risia e Aston Martin posedon një motor të tipit V12, që ia mundëson të prodhojë 700 kuaj-fuqi. Falë kësaj, automobili mund të përshkojë prej 0-100 km në orë për vetëm 3,5 sekonda. Shpejtësia maksimale të cilën mund ta arrijë është 300 km/h.

I tërë trupi i veturës është i përbërë nga fibrat e karbonit, gjë që ia mundësojnë një makine të peshojë më pak e të lëviz më shpejtë. /Lajmi.net/