BMW ndryshon logon, kështu duket emblema e re

BMW ka lansuar logon e re, të vërejtur për herë të parë në konceptin sedan të modelit i4.

Auto & Tek

04/03/2020 16:49

CarBuzz veneron se dizajni i ri, në thelb, është i ngjashëm me logon e vjetër, vetëm se brendësia e rrethit të logot është transparente. Ndryshimi është spikatur edhe në shkronjat mbi logon, duke ndryshuar fontin e tyre, transmeton lajmi.net.

BMW mësohet se ka bërë ndërrimin e logos për të kremtuar dekadën e re, përkatësisht dekadën e dytë të mileniumit të tretë.

Meqë koncepti i BMW i4 është i pari model që posedon logon e re, prodhuesi gjerman i makinave nëpërmjet kësaj ka komunikuar në publik rëndësinë e makinës.

I4 do të sfidojë kokë më kokë përformancës Tesla Model 3 pasi fillon prodhimin në Mynih vitin e ardhshëm.

Automobili prodhon 530 kuajfuqi, me motor elektrik dhe një paketë baterie 80 kWh. /Lajmi.net/

Logot e BMW përgjatë historisë