Mustafa: Do të ketë investime në bujqësi dhe përkrahje të vazhdueshme për fermerët

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sektori i bujqësisë është me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës, ndaj, sipas tij, do të ketë investime për bujqësi dhe do të ketë përkrahje të vazhdueshme për fermerët në vend.

Lajme

03/03/2020 11:29

Kështu tha Mustafa në Punëtorinë për promovimin e rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,

“Do të fuqizojmë certifikimin e produkteve për tregun vendor dhe për atë ndërkombëtar. Kemi prioritet përkrahjen e fermerëve. Sektori i bujqësisë përbën sektorin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për krijim e vendeve të reja të punës. Ndaj, duke përkrahur sektorin e bujqësisë, mbështeten edhe sektor të tjetër me ndikim për zhvillim të vendit”, tha Mustafa.