Konfirmon Lampard: Kepa mund të kthehet në formacionin e Chelsea, për ndeshjen e FA
Frank Lampard ka dhënë disa komente lidhur me Kepa Arrizabalaga.
Sport
Trajneri i Chelsea, Frank Lampard, ka dhënë disa komente lidhur me situatën e portierit spanjoll, Kepa Arrizabalaga.
Kepa është ulur në bankën rezervë për ndeshjet e fundit të Chelsea, duke i lënë vendin Ëilly Caballero.
Lampard ka thënë se Kepa mund të kthehet në pozitën e shartuesit qysh në ndeshjen e Kupës FA, e cila luhet të mërkurën.
“Po, Kepa është në ekuacion. Ai është treguar profesionist, ka stërvitur mirë dhe ka mbajtur kokën poshtëm duke mbështetur grupin dhe skuadrën. Ai ka bërë mirë, por unë them të njëjtën gjë secilën javë, duke u pyetur secilën javë për këtë” ka thënë Lampard, transmeton lajmi.net
Chelsea në kuadër të Kupës FA do të përballet me skuadrën e Liverpool. Mbetet të shihet nëse Kepa do të jetë shartues. /Lajmi.net/