Bugatti i dy milionë eurove: Po rrezikon të shkatërrohet nëse nuk gjendet prejardhja e parave me të cilat u ble
Kjo makinë super luksoze, mund të mos lëvizë kurrë lirshëm nëpër rrugët e Zambisë
Auto & Tek
Të gjithë kalimtarët e kthejnë kokën, kur iu kalon pranë një Bugatti Veyron edhe nëse janë në Las Vegasin e zhvilluar, apo në Monte Carlon e pasur të mbushur me vetura luksoze, transmeton Telegrafi.
Por, nëse kjo makinë luksoze franceze shihet në Zambinë e varfër të Afrikës, do të ishte një situatë shumë më ndryshe.
Bazuar në ligjet në fuqi që janë në këtë shtet, nëse një veture të importuar nuk i gjendet prejardhja e pastër e parave dhe nuk është pjesë e ndonjë procesi të shpëlarjes së parave, atëherë do të shkatërrohet në tërësi.
Kështu i ka ndodhur edhe një LaFerrari, disa vite më parë, pasi u gjer se pronari e kishte blerë me paratë që i ftoi duke trafikuar drogë.
Fatin e njëjtë mund ta ketë edhe një Bugatti Veyron i dy milionë eurove, që është konfiskuar nga një komision që merret me ndalimin e kontrabandimit të drogës.
Derisa super-makina po qëndron në ndalim, janë duke u shqyrtuar të ardhurat e pronarit, nëse ka mundur ta blinte ktë veturë me ndonjë veprimtari të ligjshme.
Reagimi i banorëve kur e panë nga afër këtë Bugatti, ishte mbresëlënës dhe do ishte shumë e vështirë, nëse do ta shihnin duke u shkatërruar për shkak të prejardhjes të parave.
A $2.8 million Bugatti Veyron landed in Zambia on February 24th. It has been seized by the Drug Enforcement Commission, who are investigating the source of income of the owner, and finding out if there's any money laundering case involved. pic.twitter.com/0Qd9Or2MIC
— Africa Facts Zone (@AfricaFactsZone) February 26, 2020